Merkato e “nxehtë”, në Serie A “bigët” ndryshojnë “fytyrë” sezonin e ardhshëm

by Nexhat

Kur po i afrohemi fundit të sezonit në Serie A, “bigët” italianë kanë nisur të mendojnë që tani për merkaton e verës së ardhshme.

Juventus, pas një sezoni të vështirë, synon rikthimin në Champions League dhe po punon për të forcuar skuadrën e Luciano Spalletti. Sulmuesi Dusan Vlahovic është shumë pranë rinovimit të kontratës, ndërsa klubi po ndjek me kujdes lojtarë me kontrata që skadojnë, si Bernardo Silva, Leon Goretzka, por edhe ish-lojtarin e Milanit Franck Kessie. Pengesë mbeten pagat e larta, por Juventusi është i gatshëm të bëjë investime për të konkurruar sërish në Europë.

banner

Inter po punon për të krijuar një skuadër më konkurruese për trajnerin Cristian Chivu. Fokus kryesor është rikthimi i talentit të ri Aleksandar Stankovic nga Club Brugge, ku ka spikatur me paraqitje të jashtëzakonshme këtë sezon. Një tjetër prioritet është portieri Guglielmo Vicario, që mund të zëvendësojë Sommer dhe të rikthehet në Serie A nga Tottenham Hotspur. Inter është gati të investojë shuma të konsiderueshme për këto përforcime, duke synuar një sezon më konkurrues në Serie A dhe Champions League.

Edhe Milan po përgatitet intensivisht për sezonin e ardhshëm me trajnerin Massimiliano Allegri. Kuqezinjtë synojnë të përforcojnë sulmin me emra si Mateo Retegui dhe Moise Kean, ndërsa në mesfushë ëndrra është Leon Goretzka. Në mbrojtje, Milani monitoron lojtarë me përvojë si Kim Min-jae dhe talentin e ri Mario Gila nga Lazio. Për më tepër, një pjesë e buxhetit mund të vijë nga shitja e sulmuesit Rafael Leao, i cili ka një kontratë me klauzolë 175 milionë euro, por vlerësimi real i tij për merkato mund të jetë midis 40 dhe 75 milionë euro.

Pra, verë e nxehtë në Serie A, me tri klubet kryesore që synojnë të forcojnë skuadrat e tyre për të qenë konkurrentë në Europë dhe për të luftuar për titujt vendas. Një merkato që premton rivalitet të fortë dhe surpriza për tifozët italianë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy