Lajme të këqija për Romën. Ekzaminimet mjekësore që ka kryer sot, Manu Kone kanë zbuluar një dëmtim në bicepsin femoral të këmbës së djathtë.
Mesfushori francez ishte detyruar të largohej më herët nga fusha gjatë ndeshjes së djeshme në Olimpico kundër Bolognas.
Kone ka nisur tashmë procesin e rehabilitimit, por koha e rikuperimit pritet të jetë rreth katër javë.
Lojtari ishte përfshirë edhe në listën e të grumbulluarve të kombëtares franceze, por për shkak të dëmtimit do të qëndrojë në Trigoria.

