Bournemouthi u rikthye dy herë nga disavantazhi për të barazuar 2-2 ndaj Manchester Unitedit në Premierligë, duke zgjatur serinë pa humbje në 11 ndeshje.
Mysafirët nisën më mirë dhe kaluan në avantazh në minutën e 60-të, kur Bruno Fernandes realizoi nga penalltia.
Por vendasit reaguan shpejt dhe barazuan vetëm gjashtë minuta më vonë me Ryan Christie.
Unitedi riktheu epërsinë në minutën e 71-të pas një autogoli të James Hillit, por Bournemouthi nuk u dorëzua.
Ata fituan një tjetër penallti pasi Harry Maguire u ndëshkua me karton të kuq, dhe Eli Junior Kroupi shënoi për 2-2.
Në fund, Bournemouth kërkoi fitoren, por ndeshja u mbyll në barazim.
United mbetet në vendin e tretë me 54 pikë, ndërsa Bournemouth vazhdon të qëndrojë në mesin e tabelës dhe pranë zonës evropiane, me 42 pikë në vendin e 10-të.

