“Nuk do të doje të rreheshe me të”: Trump nderon Chuck Norrisin

by Nexhat

Donald Trump ka kujtuar Chuck Norrisin si një “njeri të madh” dhe “të fortë si çelik”.

I pyetur për mendimin e tij lidhur me vdekjen e Norrisit në moshën 86-vjeçare, presidenti amerikan u shpreh: “Nuk do të doje të rreheshe me të, po ta them unë”.

banner

“Vërtet një njeri i mirë dhe shumë i fortë”, u tha Trump gazetarëve jashtë Shtëpisë së Bardhë.

Trump shtoi se Norris, një republikan i bindur, ishte një “mbështetës i madh”.

“I përcillni familjes së tij respektin më të lartë”, shtoi presidenti Trump.

Aktori i njohur holivudian, Chuck Norris, vdiq të premten në moshën 86-vjeçare. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy