Dy super derbi sot në basketboll

by Nexhat

Superliga e Kosovës në basketboll është bërë më interesante se kurrë, ku çdo ndeshje është shumë e rëndësishme.

Sot do të zhvillohet përballja mes Golden Eagle Yllit dhe Trepçës.

banner

Këto dy skuadra ishin ndeshur edhe në çerekfinale të Kupës, ku mitrovicasit eliminuan therandasit.

Ylli është në vendin e katërt me 11 fitore e 13 humbje, kurse kampionët janë liderë me 21 fitore e tri humbje dhe kanë siguruar vendin e parë për garat e rregullta.

Java e 25-të do të mbyllet me derbin e rivalëve të vjetër Sigal Prishtinës dhe Bashkimi.

Bardhekaltrit nuk janë në formën më të mirë, ku renditen në vendin e gjashtë me nëntë fitore e 15 humbje, kurse prizrenasit në vendin e dytë me 16 fitore e tetë humbje.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy