Aston Villa e shfrytëzon gabimin e Liverpoolit, i afrohet Ligës së Kampionëve

by Nexhat

Aston Villa ka marrë një fitore të madhe ndaj West Hamit, fitore që e dërgon skuadrën e Unai Emeryt më afër Ligës së Kampionëve.

Skuadra e trajnerit spanjoll ka fituar 2-0 ndaj skuadrës së Nuno Espiritos Santos, me ndeshjen e luajtur në kuadër të xhiros së 31-të.

banner

John McGinn shënoi në minutën e 15-të, dhe me golin e tij u mbyll edhe pjesa e parë, pasi nuk pati më gola të tjerë.

Në të dytën, Ollie Watkins shënoi për 2-0 në minutën e 68-t, dhe për epilogun e takimit.

Me këtë fitore, Aston Villa shkon në kuotën e 54 pikëve në vendin e katërt, kundrejt 49 pikëve të Liverpoolit që është i pesti në tabelë, e cili u mposht dje nga Brightoni.

Chelsea është i gjashti me 48 pikë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy