Rafuna: Ulja e akcizës dhe largimi i TVSH-së mund të ulë çmimin e naftës deri 40%

by engel

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka thënë se ulja e tatimit mbi akcizën dhe largimi i përkohshëm i Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) për derivatet e naftës mund të çojë në një ulje të çmimit të karburanteve për rreth 30-40 për qind.

Derivatet e naftës kanë nisur të shtrenjtohen dukshëm që nga 28 shkurti, pas nisjes së konfliktit në Iran, duke nxitur kërkesa nga bizneset që Qeveria të ndërhyjë për të frenuar rritjen e çmimeve.

banner

“Duke pasur parasysh trendin në shtetet e Bashkimit Evropian dhe rrethanat e luftës gjeopolitike, kemi propozuar që Qeveria e Kosovës të marrë dy masa fiskale: uljen e normës së akcizës për derivatet e naftës dhe largimin përkohësisht të TVSH-së. Çdo ulje e TVSH-së do të përkthehej në lehtësim për qytetarët”, ka deklaruar Rafuna për “KosovaPress”.

Sipas analizave të Odës Ekonomike, nëse këto masa zbatohen plotësisht, çmimi i naftës mund të ulet deri në 30-40 për qind, duke ndikuar drejtpërdrejt te çmimi për konsumatorin. Rafuna ka paralajmëruar se mosveprimi i institucioneve mund të çojë në rritje të mëtejshme të çmimeve.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka caktuar marzhën e fitimit për naftëtarët në 2 cent për shitjet me shumicë dhe 12 cent për shitjet me pakicë, ndërsa Ministrja Mimoza Kusari-Lila parashikon stabilizim të çmimeve gjatë muajve të verës.

Pasojat e konfliktit ndërkombëtar kanë bërë që çmimi i naftës të kalojë mbi 1.50 euro për litër, ndërsa benzina ka tejkaluar 1.30 euro për litër, duke rënduar buxhetin e qytetarëve.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy