Berisha: I bëj thirrje Kongresit amerikan të shqyrtojë pranimin e Kosovës në NATO

by Nexhat

Kreu i PD-së Sali Berisha mbajti sot në selinë blu konferencën e radhës me gazetarët ku foli fillimisht për përvjetorin e 27-të të ndërhyrjes së NATO-s duke bombarduar Serbinë dhe çlirimi i Kosovës nga ushtria e Millosheviçit.

NATO bëri të mundur me sulmin e saj çlirimin e Kosovës nga pushtuesit barbarë serb. Sot çdo shqiptar përulet me mirënjohjen e pakufijshme për NATO. Sot thirrja ime për Aleancën e Atlantikut të Veriut, SHBA qeverinë është pranimi i Kosovës si anëtare e NATO-s. Kosova e lirë është një nga rezultatet më madhore të historisë së NATO-s. Kosova anëtare e NATO-s është vendi më i merituar i kësaj republike. Në rafshin gjeostyrategjik kufiri i NATO-s duhet të jetë kufiri i Kosovës. Anëtarësimi i Kosovës është një mesazh i kufirit të Thana për Putinin dhe ambiciet e tij në Ballkan. Kundërpërgjigje e shkëlqyer përpjekjeve destabilizuese ambicieve imperiale të Putin”.

banner

Sot Kosova është frymëzim për vendet e rajonit. Funksionimi i ekonomisë dhe demokracisë më të garantuara se në çdo vend tjetër. I bëj thirrje Kongresit të SHBA të shqyrtojë anëtarësimin e Kosovës në Aleancën e Atlantikut të Veriut. Këtë nismë, opozita në Asamblenë e NATO do ta çojë më tutje. Ne besojmë se Kosova anëtare e NATO është kontribut i madh për sigurinë e rajonit”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy