Një qytetare është emocionuar shumë teksa e përshëndeti presidenten Vjosa Osmani, e cila po qëndron sot në Mitrovicë.
Kur Osmani u afrua për ta përshëndetur, qytetarja u përkul dhe ia puthi duart.
“Jo, jo, jo, jo, s’bën ashtu, s’bën, s’bën”, dëgjohet teksa i thotë Presidentja, në një video të publikuar në Facebook nga Egnesa Vitia, këshilltarja e Osmanit.
Qytetarja shpërtheu në lot pasi e përqafoi Osmanin, e cila është në fund të mandatit të saj si presidente e vendit

