Bajrami: Vjosa Osmani nuk e mori mandatin e dytë si Presidente sepse Albin Kurti nuk e donte këtë

by Nexhat

Deputetja e Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka thënë në “Pressing” të T7, se Vjosa Osmani nuk është presidente në mandatin e dytë sepse kështu nuk donte Albin Kurti.

Ajo tha se në vitin 2021 LDK përafërsisht kishte kaq deputet, por Kurti arriti ta bënte presidente.

banner

Tash ajo thotë se Kurti nuk po e do Osmanin presidente dhe për këtë nuk ishte kandidate.

“Zonja Osmani ajo nuk ka qenë kandidate dhe sot nuk është presidente sepse nuk ishte kandidate e preferuar për Albin Kurtin. Në vitin 2021 LDK kishte këta deputetë, Kurti nuk e ka pyetur asnjë deputet të LDK a janë pro apo kundër. Osmani sot nuk është presidente në mandatin e dytë sepse nuk e ka dashur Albin Kurti. Pikë”, ka thënë ajo.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy