Santiago Castro dhe Leon Goretzka janë dy objektivat kryesorë të Milanit në këtë merkato vere. Në pritje për të kuptuar se si do të përfundojë ky sezon, drejtuesit e klubit kuqezi kanë nisur punën për të ndërtuar një ekip i aftë të luftojë në garën për titull në Serie A dhe të jetë konkurrues në Champions League. Është e qartë që grupi aktual ka nevojë ka nevojë të përmirësohet, thuajse në çdo repart.
Tare po punon prej kohësh për të bindur Leon Goretzkan i cili konsiderohet si një afrim luksi, por për të arritur te mesfushori nuk është e lehtë, kjo për dy arsye. E para, Goretzka do të largohet falas në fund të këtij sezoni, për të ka një konkurrencë shumë të fortë pasi përfaqëson një okazion, ndërsa e dyta është paga e tij e lartë.
Aktualisht, mesfushori përfiton 17-18 milionë euro te Bayern, shifër që te Milan as që mund ta imagjinojë. Tare ka në dorë vetëm projektin sportiv dhe opsionin për ta vendosur mesfushorin në qendër të projektit

