Peja dhe Ylli do të masin forcat në finalen e Ligës Unike që po zhvillohet në Tiranë.
Skuadra pejane fitoi ndaj Vëllaznimit 82:67, në një sfidë, ku fituesi u vendos në pjesën e dytë.
Ndërkohë, Golden Eagle Ylli është finalisti i dytë i Ligës Unike. Therandasit në gjysmëfinale fituan ndaj Besëlidhjes me rezultat 63:76.
Të enjten do të zhvillohet ndeshja për vendin e tretë mes Vëllaznimit dhe Besëlidhjes nga ora 15:00, kurse finalja zhvillohet në ora 18:00
Final 4 i Ligës Unike po zhvillohet në Tiranë

