Besa Famgas ka kaluar në gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës në hendboll, pas fitores dramatike ndal Llapit, ndeshje e luajtur të mërkurën mbrëma në Podujevë.
Në një sfidë interesante, ishte skuadra nga Peja që siguroi kualifikimin, duke triumfuar me rezultat të ngushtë 29:27 dhe duke prerë biletën për në gjysmëfinale.
Ndërkohë, në fazën tjetër të garës janë kualifikuar edhe Kastrioti dhe Rahoveci. Kastrioti dominoi ndaj Trepça me shifrat 41:25, ndërsa Rahoveci mposhti Vëllaznimi me të njëjtin rezultat bindës.
Kështu, gara për trofeun e Kupës së Kosovës në hendboll hyn në fazën vendimtare, me skuadrat që synojnë finalen

