Zbulohet lista përfundimtare, këta janë dy lojtarët e Kosovës që do të përfundojnë në tribuna sot

by Nexhat

Sot është zbuluar lista prej 23 futbollistëve të Kosovës që do të jenë në dispozicion sonte për ndeshjen ndaj Sllovakisë, e cila është e vlefshme për gjysmëfinalen e “play-off”-it të Botërorit 2026.

Jashtë kësaj liste, selektori Franco Foda i ka lënë dy futbollistë, Vesel Demakun dhe Leard Sadriun, ndërsa fillimisht i kishte ftuar 25 futbollistë, shkruan “Gazeta Express”.

banner

UEFA e ka zbuluar listën e lojtarëve që zyrtarisht do të jenë pjesë e Dardanëve sonte, ndërsa në mesin e tyre nuk shihen emrat e Demakur e Sadriut.

Ndeshja mes Sllovakisë dhe Kosovës do të luhet në stadiumin “Tehelne Pole” në Bratisllavë duke nisur nga ora 20:45.

Nëse e fiton këtë lojë, Kosova do të luajë të martën tjetër në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë me fituesit e sfidës tjetër gjysmëfinale, Turqi – Rumani

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy