Miliona në lojë: Sa përfiton Kosova nëse kualifikohet në Kupën e Botës 2026?

by Nexhat

Kombëtarja e Kosovës është vetëm disa hapa larg një arritjeje historike, kualifikimit për herë të parë në Kupën e Botës 2026. Përveç suksesit sportiv, një pjesëmarrje e tillë do të sillte edhe përfitime të mëdha financiare për Federatën e Futbollit të Kosovës.

Sipas skemës së shpërblimeve të FIFA-s për Botërorin 2026, çdo përfaqësuese që arrin të sigurojë kualifikimin garanton automatikisht të paktën 10.5 milionë dollarë, që përfshijnë rreth 1.5 milionë dollarë për shpenzime organizative dhe 9 milionë dollarë për pjesëmarrje.

banner

Kjo shumë është vetëm baza. Në varësi të rezultateve në turne, përfitimet mund të rriten ndjeshëm. Ekipet që kalojnë fazën e grupeve mund të sigurojnë mbi 15 milionë dollarë, ndërsa avancimi në çerekfinale e çon këtë shumë në rreth 19 milionë dollarë.

Për ekipet që arrijnë në podium, shpërblimet janë edhe më të mëdha: vendi i tretë përfiton rreth 29 milionë euro, finalisti 33 milionë euro, ndërsa fituesi i Kupës së Botës mund të arkëtojë deri në 43 milionë euro.

Në total, FIFA ka paraparë një fond prej 627 milionë eurosh për pjesëmarrësit në Botërorin 2026, nga të cilat 565 milionë euro do të ndahen si shpërblime bazuar në rezultate.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy