Turqia kalon në finale të “play-offit”, pas fitores ndaj Rumanisë

by Nexhat

Turqia ka kaluar në finalen e madhe të “play-offit” C për Kupën e Botës 2026.

Kombëtarja turke mori një fitore me vështirësi, por të rëndësishme në shtëpi ndaj Rumanisë, duke siguruar kualifikimin tutje.

banner

Të besuarit e Vincenzo Montellës fituan 1-0 ndaj rumunëve, me një gol të shënuar në pjesën e dytë të ndeshjes.

Pjesa e parë përfundoi 0-0, me pak raste të mira shënimi.

Njëjtë ishte edhe fillimi i pjesës së dytë, deri te minuta e 53-të, kur Ferdi Kadioglu shënoi për 1-0.

Mbrojtësi i majtë shënoi pas një asistimi magjik nga Arda Guler.

Me këtë fitore, Turqia është e para që ka siguruar kualifikimin në finale të “play-offit”, nga rrugëtimi C, aty ku bën pjesë edhe Kosova.

Kombëtarja dardane do të luajë nga ora 20:45 ndaj Sllovakisë në Bratisllavë, dhe nesë fiton, do të luajë ndaj Turqisë më 31 mars në finale të “play-offit” në “Fadil Vokrri”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy