Lajçaku pas takimit me Kurtin në Greqi: Diskutim i dobishëm për situatën në veri dhe rrugën drejt shtensionimit

by informim

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, është deklaruar për takimin që ka zhvilluar të hënën me kryeministrin Albin Kurti në Greqi, ku po mbahet edicioni i 25-të i Simpoziumit Ndërkombëtar SYMI.

Lajçak ka thënë se me Kurtin kanë pasur një diskutim të dobishëm për situatën aktuale në veri të Kosovës si dhe rrugën përpara drejt shtensionimit.

banner

“Në Simpoziumin e Symit të këtij viti, pata një diskutim të dobishëm me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për situatën aktuale në veri të Kosovës dhe rrugën përpara drejt de-eskalimit si dhe zbatimit të të gjitha marrëveshjeve të Dialogut”, ka shkruar emisari në Twitter.

Për takimin një ditë më parë ka folur edhe kryeministri Kurti, i cili ka thënë se me Lajçakun është biseduar për uljen e tensioneve dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

“Pata një bisedë të gjatë me të dërguarin special të Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, në margjinat e Simpoziumit të 25-të të SYMI në Kretë. U bisedua për uljen e tensioneve dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Ne mbetemi të përkushtuar. Moti ishte shumë më i nxehtë se diskutimi ynë”, është shprehur kreu i ekzekutivit Kosovar.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy