Një aksident trafiku është regjistruar në fshatin Shirokë të Suharekës, ku një drejtues automjeti ka goditur dy këmbësore femra.
Si pasojë e përplasjes, viktimat kanë pësuar lëndime të rënda trupore dhe janë transportuar menjëherë për trajtim mjekësor në Spitalin e Prizrenit.
Autoritetet bëjnë të ditur se i dyshuari është arrestuar në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit kompetent, ai është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejshme hetimore.
Rasti është duke u trajtuar nga organet e rendit, ndërsa priten detaje shtesë lidhur me shkaqet e aksidentit.

