Derbi i rivalëve të vjetër do të zhvillohet mes Pejës dhe Sigal Prishtinës në basketboll.
Derbi mbetet derbi edhe pse këtë edicion në ProCredit Superligë, skuadrat nuk kanë pasur rezultatet e dëshirueshme.
Verdhezinjtë janë në vendin e katërt me 11 fitore e 14 humbje, kurse prishtinasit në vendin e gjashtë me nëntë fitore e 16 humbje.
Java e 26-të do të mbyllet me ndeshjen ndërmjet Bashkimit dhe Golden Eagle Yllit.
Prizrenasit janë në vendin e dytë me 17 fitore e tetë humbje, derisa therandasit kanë 11 fitore e 14 humbje.

