Sigal Prishtina ka shënuar fitore të rëndësishme në udhëtim, duke mposhtur rivalin e vjetër Pejën me rezultat 75:80, në derbin e kësaj fundjavë në elitën e basketbollit kosovar.
Derbi mes dy skuadrave ofroi spektakël nga fillimi deri në fund, me ritëm të lartë dhe kthesa të vazhdueshme në rezultat përgjatë 40 minutave të lojës.
Fituesi u përcaktua vetëm në çastet vendimtare, ku bardhekaltërit treguan më shumë qetësi dhe saktësi.
Kjo fitore vlerësohet si mjaft e rëndësishme për skuadrën nga kryeqyteti në garën për sigurimin e një vendi në “Play-off”, duke rritur ndjeshëm shanset e tyre në fazën përfundimtare të kampionatit

