Një 29-vjeçar, i komunitetit rom, dyshohet se është rrahur në Mitrovicë.
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Valon Preteni, tha se policia është udhëzuar në ndërmarrjen e veprimeve për zbardhjen e këtij rasti.
“Është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka udhëzuar policinë që të ndërmerren veprimet hetimore për zbardhjen në plotëni të këtij rasti. Rasti është iniciuar si “Sulm””, tha Preteni për Express.
29-vjeçari nga Mitrovica ka rrëfyer mes lotësh për sulmin fizik që dikush ia ka bërë
Ai deklaroi se e njeh sulmuesin sepse shprehet se i njëjti e “ka diskotekën”.
Nëna e tij ka deklaruar se biri i saj u sulmua për arsye të panjohura dhe i njëjti ishte dërguar për trajtim mjekësor nga shokët e tij.