Italia jashtë Botërorit, por jo italianët, 3 trajnerë “azzurr” në “FIFA2026”

by Nexhat

Italia, ekipi përfaqësues, për herë të tretë radhazi humbi “trenin” që të dërgon në Botëror, por disa italianë të famshëm do të jenë prezent në SHBA, Kanada dhe Meksikë, për të përfaqësuar kombin e tyre, një ngushëllim sado i vogël për tifozët “azzurr”. Përfaqësuesi më i “çmuar” është pa diskutim Carlo Ancelotti.

Trajneri më i famshëm italian, për herë të parë zgjodhi të ulet në stolin e një ekipi përfaqësues, në stolin e Brazilit. Ancelotti do të ketë mbi shpatulla jo vetëm shtetin e Brazilit, detyrën e vështirë për të dërguar në majë “Selecaon”, por në të njëjtën kohë përfaqëson drejtpërdrejtë edhe shkollën italiane të futbollit. Maroku, Skocia dhe Haiti janë tre pengesat e tij të para në fazën e grupeve.

banner

Dy italianë të tjerë, sigurisht jo pak të famshëm, janë Vincenzo Montella dhe Fabio Cannavaro. I pari udhëhoqi Turqinë në një arritje të madhe, rikthehu këtë shtet pas 24 vitesh në një Botëror. Për fat të keq, këtë e arriti në Prishtinë, ndaj Kosovës. Montella ka në dispozicion një grup shumë të mirë, me yje si Guler, Yildiz, Calhanoglu etj. Në fazën e grupeve do të përballet me SHBA, Paraguai dhe Australi.

Cannavaro do të ketë fatin të jetë trajneri i parë që udhëheq Uzbekistanin në një Botëror. Ekipi i tij është në një grup me Portugalinë, Kolumbinë dhe Kongon. Sigurisht në këtë Botëror, Italia nuk do të përfaqësohet vetëm me trajnerë, por dhe me arbitra, në fushë dhe në VAR.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy