Trajneri i ri i Tottenham Hotspur, Roberto De Zerbi, ka konfirmuar se do të qëndrojë në krye të skuadrës edhe sezonin e ardhshëm, pavarësisht nëse ekipi bie nga Premier League.
Italiani është emëruar në krye të Tottenham me një kontratë pesëvjeçare, në një moment shumë të vështirë për klubin, që ndodhet vetëm një pikë mbi zonën e rënies nga liga.
De Zerbi i ka në dispozicion vetëm shtatë ndeshje për të shpëtuar ekipin nga rënia, një skenar që nuk i ka ndodhur Tottenhamit që nga viti 1978.
Ai ka theksuar se vendimi për të nënshkruar kontratë afatgjatë tregon përkushtimin e tij ndaj këtij projekti.
“Kam nënshkruar për pesë vite sepse për mua është një sfidë e madhe. Do të jem trajner i Tottenham sezonin e ardhshëm, pavarësisht gjithçkaje”, ka deklaruar De Zerbi.
Trajneri italian e ka cilësuar këtë si sfidën më të madhe në karrierën e tij, duke shtuar se është i gatshëm ta përballojë.
De Zerbi ka krijuar një reputacion pozitiv në Angli gjatë kohës te Brighton & Hove Albion, ndërsa më pas drejtoi edhe Olympique de Marseille, me të cilin siguroi pjesëmarrjen në Champions League sezonin e kaluar

