Bashkëshortja e Valverdes reagon pas kartonit të kuq të anuluar të Barçës, ja çka thotë ajo

by Nexhat

Bashkëshortja e yllit të Real Madrid, Federico Valverde, ka reaguar ashpër ndaj nivelit të arbitrimit në La Liga.

Kjo erdhi pasi Barcelona përfitoi nga një vendim i rëndësishëm në ndeshjen ndaj Atletico Madrid.

banner

Skuadra e drejtuar nga Hansi Flick fitoi 2-1 në kryeqytetin spanjoll, duke e çuar diferencën në krye të tabelës në shtatë pikë.

Një nga momentet më të diskutuara të ndeshjes ishte ndërhyrja e Gerard Martin, e cila fillimisht u ndëshkua me karton të kuq, por më pas u zbut në karton të verdhë pas rishikimit nga VAR.

Kjo shkaktoi reagime të shumta nga tifozët e Real Madrid, të cilët insistuan se lojtari duhej të përjashtohej nga loja.

Mes kritikëve ishte edhe Mina Bonino, partnerja e Valverdes, e cila reagoi në rrjetet sociale.

Në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, ajo publikoi një imazh të ndërhyrjes së Martinit, të shoqëruar me mbishkrimin:

“Nëse kjo nuk është karton i kuq, duhet mbyllur stadiumi”.

Barcelona fitoi 2-1 mbrëmë, duke shkuar në +7 në krye të tabelës ndaj Real Madridit

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy