Skuadra e Dritës nga Gjilani ka fituar Kupën e Kosovës në volejboll në konkurrencën e femrave, duke triumfuar ndaj Fer Volley.
Ndeshja është zhvilluar në Pallatin e Sporteve 1 Tetori, ku Drita ka arritur një përmbysje të madhe nga 0-2 në 3-2, për të ngritur trofeun e shumëpritur.
Fer Volley e ka nisur më mirë takimin, duke fituar dy setet e para me rezultat 25:18 dhe 25:22. Megjithatë, skuadra gjilanase ka treguar karakter të jashtëzakonshëm, duke reaguar dhe duke fituar tre setet e radhës 29:27, 25:22 dhe 15:13

