Një person është arrestuar sot pasi është kapur me substanca të dyshuara narkotike pas një operacionit të njësitit të Antidrogës në rrugën ‘Sadik Zeneli’ në Prishtinë.
Përmes një komunikate për media, Policia njofton se operacioni policor ka vazhduar edhe me kontrollimin e banesës së të dyshuarit dhe gjatë kontrollit janë gjetur; (5) qese me narkotikë të dyshuar të llojit Heroinë, një grinder ku në të kishte narkotikë të dyshuar të llojit Mariuhanë, dy peshore digjitale, një shishe e qelqit metadon, një telefon si dhe 165 euro dhe 200 Lek Shqiptar.
I dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.