João Cancelo është gati ta bëjë një sakrificë të madhe për të qëndruar te Barcelona dhe për ta bërë të mundur një marrëveshje afatgjatë me klubin katalanas.
Sipas raportimeve të fundit, mbrojtësi portugez 31-vjeçar, i huazuar te Barcelona nga Al Hilal deri në fund të sezonit, e ka bërë të qartë se dëshiron ta vazhdojë aventurën e tij në “Spotify Camp Nou”,
Për ta arritur këtë, Cancelo është i gatshëm ta negociojë edhe prishjen e kontratës së tij me klubin saudit, duke hequr dorë nga një pjesë e konsiderueshme e pagës së tij vetëm për t’iu bashkuar Barçës si lojtar i lirë në verë.
Barcelona e ka një interes të madh për ta mbajtur portugezin, pasi ai është shndërruar në një figurë kyçe nën drejtimin e trajnerit Hansi Flick dhe e ka bindur edhe pjesën tjetër të klubit me paraqitjet e tij.
Te Barcelona, Cancelo ka luajtur në role të ndryshme në krahun e mbrojtjes dhe e ka dhënë një kontribut të vlefshëm në fazën sulmuese.
Problemi kryesor është situata financiare e klubit: Barcelona po përpiqet t’i shmangë pagesat e mëdha dhe dëshiron që Cancelo të bashkohet si lojtar pa pagesë transferimi, për t’i kapërcyer kufizimet e buxhetit.
Megjithatë, Al Hilal e kërkon ende një shpërblim për transferimin — rreth 8–15 milionë euro sipas raporteve të fundit — çka e bën marrëveshjen më të ndërlikuar.
Cancelo vetë është shprehur i lidhur emocionalisht me Barcelonën dhe dëshiron të qëndrojë, duke treguar gatishmëri për t’u sakrifikuar në aspektin financiar për ta realizuar këtë transferim.
Megjithatë, përfundimi i çështjes mbetet i hapur, pasi negociatat me Al Hilal dhe mundësitë e ndryshme sportive dhe ekonomike do ta vendosin fatin e tij.

