Juventusi fiton ndaj Genoas dhe i afrohet zonës së Championsit

by Nexhat

Juventusi ka shënuar një fitore të rëndësishme 2-0 ndaj Genoas në kuadër të xhiros së 31-të në Serie A, duke vazhduar garën e fortë për një vend në Champions League sezonin e ardhshëm.

“Zonja e Vjetër” e zgjidhi ndeshjen që në pjesën e parë, ku realizuan Bremer dhe Weston McKennie, duke i dhënë epërsi të sigurt ekipit bardhezi,

banner

Genoa pati një mundësi të artë për t’u rikthyer në lojë rreth 15 minuta para fundit, por penalltia e Martin u ndal nga portieri Michele Di Gregorio, i cili ishte vendimtar në ruajtjen e rezultatit.

Me këtë fitore, Juventusi i afrohet në vetëm një pikë Comos në garën për vendin e katërt, që siguron pjesëmarrjen në Champions League.

Në xhiron e ardhshme, Juventusi do të përballet me një sfidë shumë të vështirë në udhëtim ndaj Atalantës, që gjithashtu synon një vend në top 4, ndërsa Genoa do të presë Sassuolon.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy