Vdekje e dyshimtë në Prishtinë

by Nexhat

Një person është gjetur pa shenja jete sot rreth orës 11:30 në një shtëpi në rrugën “Obria” në Prishtinë.

Sipas informacioneve fillestare, në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet mjekësore, të cilat kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull.

banner

Lidhur me rastin, Policia e Kosovës ka nisur hetimet në koordinim me prokurorin e shtetit, me qëllim të zbardhjes së plotë të rrethanave të ngjarjes.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, e ka konfirmuar rastin për Klankosova.tv, duke bërë të ditur se autoritetet janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe ekzaminuese.

“Hetimet janë në vazhdim”, deklaroi ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy