E ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, është takuar me ministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Saranda Bogujevci, për të diskutuar fusha me interes të përbashkët.
Në komunikatën e Ambasadës thuhet se SHBA-ja vlerëson shkëmbimin dhe angazhimin kulturor dhe mirëpret mundësitë për bashkëpunim të vazhdueshëm, përfshirë edhe përpjekjet për ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe forcimin e lidhjeve ndërmjet njerëzve.
Ambasada amerikane thekson se këto partneritete synojnë të promovojnë inovacionin amerikan jashtë vendit dhe të forcojnë bashkëpunimin kulturor ndërmjet dy vendeve

