“Tym i bardhë”, Ancelotti-Brazil akord total, ESPN zbulon detajet e rinovimit

by Nexhat

Dështimi spektakolar i Italisë, bëri që në listën e trajnerëve për post-Gattuso të përfshihej edhe Carlo Ancelotti, kjo pasi tekniku “azzurr” theu një tabu të madhe ku për herë të parë në karrierë pranoi të ulej në stolin e një ekipi përfaqësues. Në Itali, të paktën mediat, shpresonin që Ancelotti të pranonte një ofertë të mundshme nga ana e Federatës Italiane, por me sa duket kjo pistë është zbehur ende pa u ndezur mirë pasi Carlo Ancelotti ndihet mirë në Brazil dhe është vetëm çështje procedurash dhe kohë që të bëhet zyrtare rinovimi i kontratës me Brazilin.

Sipas ESPN, këto ditë, Federata braziliane dhe Carlo Ancelotti kanë gjetur akordin total për të vijuar bashkëpunimin ndërmjet tyre. Ancelotti do të firmos një kontratë të re të vlefshme deri në 2030, pra Ancelotti do të drejtojë 5 herë kampionët e botës në një tjetër Botëror.

banner

Zyrartizimi i këtij akordi do të bëhet në ditët në vijim, për të shkuar në këtë mënyrë të qetë në Botërorin FIFA2026 që do të zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë. Gjithnjë sipas ESPN, Ancelotti do të përfitojë 10 milionë euro në vit nga kontrata e re me Federatën Braziliane

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy