Daut Haradinaj: Nëse ka një figurë të përbashkët për president, s’jemi pengesë 

by Nexhat

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka folur lidhur me çështjen e zgjedhjes së Presidentit të vendit.

Ai është shprehur se në rast se ka një figurë të përbashkët për këtë post, atëherë kjo parti nuk do të jetë pengesë.

banner

“Nuk jemi të mbyllur në kuptimin e diskutimit. Marrëveshja ishte në rast se ka një figurë të përbashkët, nuk jemi pengesë. Ne marrim qëndrim si parti politike, e bëjmë kuorumin, në rast se është bindshëm ai kandidat, edhe e japim votën”, u shpreh Haradinaj

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy