Futsall: Kosova e “demolon” Gjilbraltarin 11:0

by Nexhat

Kombëtarja e Kosovës në futsall, ka nisur në mënyrë spektakolare kualifikimet për Kupën e Botës 2028, duke shënuar një fitore bindëse ndaj Gjibraltarit me rezultat bindës 11:0.

Skuadra e trajnerit, Agon Ramadani, e dominoi plotësisht ndeshjen nga minuta e parë, duke mbyllur pjesën e parë me epërsi të thellë 7:0 dhe duke mos i lënë asnjë hapësirë kundërshtarit.

banner

Figura kryesore e “Dardanëve”, ishte Drilon Maxharraj, i cili realizoi katër gola, ndërsa Shefki Kameri kontribuoi me dy të tjerë.

Në listën e golashënuesve u regjistruan edhe Ramadan Alaj, Drilon Haxhijaj, Shqipërim Imeri dhe Yll Mazreku, ndërsa një gol erdhi si autogol nga skuadra kundërshtare.

Gjatë gjithë takimit, përzgjedhësi Ramadani u dha mundësi aktivizimi të gjithë lojtarëve, të cilët shfrytëzuan minutat në dispozicion për të treguar formë të mirë dhe për të kontribuar në këtë fitore të rëndësishme.

Kosova do ta zhvillojë ndeshjen e radhës nesër, ku do të përballet me Austria, në kërkim të vazhdimit të rezultateve pozitive në këtë cikël kualifikues.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy