Lewa drejt largimit nga Barça, Milani e sheh si përforcim ideal

by Nexhat

E ardhmja e Robert Lewandowski duket larg Barcelonës, teksa sulmuesi polak po shqyrton një sfidë të re në një qytet të madh evropian.

Me kontratën që i skadon në verë, 37-vjeçari mund të largohet si lojtar i lirë, duke tërhequr interesimin e AC Milan, që synon të rikthehet fuqishëm në arenën ndërkombëtare.

banner

Drejtori sportiv Igli Tare e sheh Lewandowskin si një mundësi të artë për të përforcuar repartin ofensiv pa shpenzuar për kartonin. Përvoja dhe instinkti i tij para portës konsiderohen si elemente kyçe për të zgjidhur problemet e Milanit në sulm.

Gjatë karrierës së tij mes Bayern Munich dhe Barcelonës, Lewandowski ka realizuar plot 565 gola, duke dëshmuar një vazhdimësi të jashtëzakonshme në nivelet më të larta të futbollit evropian. Edhe këtë sezon, ai ka shënuar 12 gola, më shumë se sulmuesit aktualë të skuadrës kuqezi.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e lojtarit janë duke punuar për destinacionin e radhës dhe Milano shihet si një alternativë konkrete. Pas eksperiencave në Mynih dhe Barcelonë, sulmuesi kërkon një tjetër klub të rëndësishme për të vijuar karrierën.

Megjithatë, në garë mbetet edhe Juventus, që prej kohësh ka shfaqur interes për shërbimet e tij.

Paga e lartë e lojtarit mbetet një sfidë për Milanin, por drejtuesit pritet të bëjnë llogaritë, duke parë ndikimin që Lewandowski mund të ketë në ekip, sidomos në aspektin e golave dhe eksperiencës.

Pavarësisht moshës, ardhja e tij do të mund të zgjidhte krizën e golit që po e shoqëron skuadrën e drejtuar nga Massimiliano Allegri, duke i dhënë një dimension të ri ofensiv “kuqezinjve”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy