Reali pas Olise, Bayerni refuzon superofertën madrilene

by Nexhat

Paraqitja e shkëlqyer e Michael Olise në çerekfinalen e parë të Ligës së Kampionëve mes Bayern Munich dhe Real Madrid ka tërhequr vëmendjen e gjigantëve spanjollë.

Francezi ishte protagonist në fitoren 2-1 të bavarezëve, duke i dhënë ekipit një avantazh të rëndësishëm para ndeshjes së kthimit në ‘Alianz Arena’.

banner

Sipas gazetarit Christian Falk, drejtuesit e Real Madridit, në krye me presidentin Florentino Perez, janë të vendosur të nisin një ofensivë për transferimin e tij, duke e konsideruar si përforcimin ideal për repartin ofensiv.

Madje, klubi madrilen po shqyrton një ofertë që mund të variojë nga 160 deri në 165 milionë euro, shifër që do ta bënte Olise transferimin më të shtrenjtë në historinë e klubit, duke kaluar edhe marrëveshjen për Jude Bellingham.

Megjithatë, Bayern Munich nuk ka ndërmend të dëgjojë për shitjen e lojtarit. Kontrata e tij është e vlefshme deri në vitin 2029 dhe nuk përmban klauzolë lirimi.

Presidenti nderi i klubit, Uli Hoeneb, ka theksuar se edhe një ofertë prej 200 milionë eurosh nuk do të ishte e mjaftueshme për të bindur Bayernin të heqë dorë nga ylli francez.

Përkundrazi, drejtuesit e klubit gjerman synojnë ta blindojnë edhe më tej Olise, duke i ofruar rinovim të kontratës në një të ardhme të afërt

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy