Gjithçka gati për ndeshjen Kroaci-Kosovë

by Nexhat

Tashmë gjithçka është gati për ndeshjen Kroacia-Kosova.

Kombëtarja e Kosovës në hendboll (Femrat), sot pasdite do të përballet me Kroacinë, sfidë që luhet në Zagreb.

banner

Pas humbjes nga Franca pak ditë më parë në Prishtinë, Dardanet në duel me kroatet luajnë ndeshjen e fundit kualifikuese për EURO 2026.

Kombëtarja jonë përbëhet nga lojtare të reja, shumica prej të cilave së fundi ishin në Kombëtaren U19. Dhe ndeshja me Kroacinë, që ka ekip cilësor dhe me lojtare me përvojë, do të jetë shumë e vlefshme për të ardhmen e Kombëtares së Kosovës.

Te vajzat tona ka përkushtim për të dhënë maksimumin gjatë  60 minutave lojë dhe për të nxjerrë më të mirën e mundshme.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy