Reali përgatitet për Bayernin, mungon Mbappe

by Nexhat

Real Madrid ka vijuar përgatitjet për sfidën e kthimit ndaj Bayern Munich, me seancën e radhës stërvitore të zhvilluar në qendrën stërvitore të Valdebebas.

Skuadra e drejtuar nga Alvaro Arbeloa është fokusuar te përgatitja taktike për duelin vendimtar, ndërsa në këtë seancë ka munguar Kylian Mbappe.

banner

Sulmuesi francez pësoi një lëndimi në kokë gjatë përballjes së fundit ndaj Girona FC, pas një përplasjeje me Vitor Reis. Pas incidentit, stafi mjekësor ndërhyri menjëherë për të trajtuar plagën, duke e qepur atë në fushë.

Megjithatë, sipas burimeve nga klubi madrilen, gjendja e Mbappe-s nuk paraqet shqetësim serioz dhe mungesa e tij në stërvitjen e sotme ka qenë e planifikuar, në marrëveshje me trajnerin, si masë paraprake për rikuperim

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy