Përfaqësuesja e Kosovës në boks ka arritur sukses të jashtëzakonshëm në turneun ndërkombëtar “Memorial Vllaznia 2026”, i mbajtur nga 9 deri më 12 prill 2026 në Shkodër, Shqipëri.
Boksierët kosovarë u paraqitën në nivel të lartë, duke fituar gjithsej 5 medalje.
Bashkim Bajoku, Zenel Hasani dhe Taulant Jakupi fituan medaljen të arta, derisa Lumturim Xhoxhaj dhe Planet Berisha rrëmbyen medalje të argjendtë.
Në përmbyllje të turneut, juria ndau edhe çmimet speciale, ku Kosova dominoi duke fituar 3 kupa prestigjioze: Ekipi më i mirë – Kosova, boksieri më fair-play – Bashkim Bajoku, trajneri më i mirë – Shefki Bogujevci
Supervizor i turneut ishte Latif Demolli, ndërsa drejtësinë në këtë aktivitet sportiv e ndau gjyqtari Granit Qorri.
Ky sukses i radhës dëshmon nivelin në rritje të boksit kosovar dhe përkushtimin e vazhdueshëm për zhvillimin dhe promovimin e këtij sporti fisnik në arenën ndërkombëtare

