Nga Klopp tek Alonso e Marseca, tre trajnerët “big” që do trazojnë tregun

by Nexhat

Xabi Alonso, Marseca dhe Klopp, këto janë 3 emrat më të bujshëm që pritet të trazojnë jo pak tregun në verë, pasi të tre janë të lirë. Sigurisht, Klopp është i angazhuar, por jo në rolin e trajnerit, për këtë arsye, emri i tij po lidhet fuqishëm me dy nga klubet më të rëndësishme evropiane, Real Madrid dhe Liverpool.

Arbeloa ka qenë dhe mbetet nën provim, e sigurt është se nëse mbyll sezonin pa trofe atëherë nuk do të konfirmohet në krye të Real Madrid. Me titullin në La Liga që duket një çështje e mbyllur, shpresa e fundit mbetet Champions League, por dhe aty nuk janë të favorizuar pas humbjes 2-1 përballë Bayern Munich. Në këto kushte, në Madrid është rikthyer edhe një herë të qarkullojë fuqishëm emri i Jurgen Klopp, me gjermanin që është një fiksim i vjetër i presidentit Perez. Jo vetëm në Madrid, emri i Klopp qarkullon edhe në Liverpool, ku mediat flasin për një rikthim të bujshëm për të zëvendësuar Arne Slot, me holandezin që e ka firmosur prej kohësh fatin e tij.

banner

Në Liverpool, qarkullon edhe emri i Xabi Alonsos, me ish lojtarin e famshëm që është i papunë që pas shkarkimit të tij nga Real Madrid. Në fakt, Alonso ishte një opsion pas largimit të Klopp, por vendosi t’i qëndrojë besnik Bayern Leverkusen.

Emri i fundit, por jo më pak i rëndësishëm është ai i Marseca-s. Tekniku italian u largua nga Chelsea pasi fitoi Conference League dhe mbi të gjitha Botërorin për Klube. Prej kohësh, Marseca konsiderohet si pasuesi i Pep Guardiola-s në krye të Man.City, por tekniku spanjoll është nën kontratë deri në 2027

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy