Gjatë ditës së sotme është raportuar se ylli i kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova është afër largimit nga Juventusi, vetëm një sezon pas kalimit në Torino.
Sipas një mediumi turk, ishte raportuar se Besiktasi i ka nisur bisedimet me yllin kosovar, për të kaluar në Stamboll gjatë verës që po vjen.
Mirëpo, këtë e ka demantuar eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano.
Ai ka thënë se Zhegrova është i prirur të qëndrojë te Juventusi dhe të luftojë për një vend në formacion.
“Edon Zhegrova deshiron të QËNDROJË te Juventus dhe të luftojë për të bindur trajnerin dhe drejtuesit. Nëse klubi i thotë se ai nuk është më pjesë e planeve të tyre, vetëm atëherë do të kërkojë një ekip të ri”, ka shkruar Romano.
Zhegrova kaloi te Juventusi në verën e vitit 2025 nga Lille, për shumën e 15.5 milionë eurove, plus të tjera në bonuse.
Deri më tash, ai nuk ka shënuar e as nuk ka asistuar me Juventusin, duke e nisur nga fillimi vetëm një ndeshje deri më tani

