Arrestohet personi i kërkuar për vrasje të rëndë, i sekuestrohen armë, drogë e dokumente të falsifikuara

by Nexhat

Sistemi Prokurorial, ka njoftuar për arrestimin e një personi, M.G , i cili ishte në kërkim për vrasje të rëndë.

Në njoftim shtohet edhe se, ndaj të arrestuarit, është lëshuar vendim për ndalim 48 orësh, dhe se, të njëjti i janë sekuestruar dy armë, narkotikë, si dhe dokumente të falsifikuara, cilat i pandehuri i ka përdorur gjatë kohës së arratisë, me qëllim të shmangies nga legjitimimi,

banner

‘’ Po ashtu, në këtë aksion është arrestuar edhe një person tjetër në drejtim të veprës penale Dhënia e ndihmës kryerësit pas kryerjes së veprës penale nga neni 380 i KPRK-së’’, thuhet mes tjerash në njoftim.

Njoftimi:

Arrestohet i pandehuri M.G i dyshuar për vepër penale të Vrasjes së Rëndë

Prishtinë 16.04.2026 – Prokuroria Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda, pas një pune intensive në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës ka arritur të lokalizoj të pandehurin M.G, i cili ishte në kërkim nën dyshim për veprën penale Vrasje e Rëndë, me ç’rast ndaj të njëjtit është lëshuar aktvendim për ndalim prej 48 orësh, si dhe i janë sekuestruar dy armë, narkotikë, si dhe dokumente të falsifikuara, cilat i pandehuri i ka përdorur gjatë kohës së arratisë, me qëllim të shmangies nga legjitimimi.

Po ashtu, në këtë aksion është arrestuar edhe një person tjetër në drejtim të veprës penale Dhënia e ndihmës kryerësit pas kryerjes së veprës penale nga neni 380 i KPRK-së.

Prokurori i shtetit me kohë do të vazhdoj ndërmarrjen e veprimeve hetimore të nevojshme, si dhe do të shqyrtoj mundësinë e paraqitjes së kërkesës për ndonjë nga masat për sigurinë e prezencës së të pandehurit në procedurë penale.

Prokurori i shtetit do të vazhdoj punën në mënyrë që të gjithë kryerësit e veprave penale të vendosen para drejtësisë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy