Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Bedri Hamza ka bërë të ditur se ka vizituar familjen Prekazi në Prishtinë, ku ka diskutuar për rritjen e kostos së jetesës.
Përmes një videoje të publikuar në Facebook, Hamza ka theksuar se qytetarët po përballen me vështirësi të mëdha si pasojë e shtrenjtimit të vazhdueshëm të produkteve bazike dhe shërbimeve.
“Rryma, uji, nafta, ushqimi, të gjitha janë shtrenjtuar. Vetëm pagat kanë mbetur të njëjta. Qytetarët po përballen me vështirësi gjithnjë e më të mëdha dhe për këto bisedova edhe me familjen Prekazi në Prishtinë. Familjet po e bartin barrën kryesore të kësaj krize dhe ato kanë nevojë për politika që i mbrojnë. Qytetarët tanë meritojnë jetë më të dinjitetshme!”, shkroi i pari i PDK-së.

