Tragjedi në Malishevë: Babai dhe dy fëmijët humbin jetën nga zjarri në banesë – flet policia

by Nexhat

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Malishevë, ku tre persona kanë humbur jetën si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në një banesë.

Lajmin e ka konfirmuar Drejtori i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta, i cili bëri të ditur se viktimat janë një burrë 35-vjeçar dhe dy fëmijët e tij, të moshës 9 dhe 12 vjeç.

banner

“Sot kemi tre viktima: babai 35-vjeçar dhe dy fëmijët e tij të moshës 9 dhe 12 vjeç”, deklaroi Graishta.

Sipas autoriteteve, rreth orës 12:55 është raportuar për një incident zjarri në një banesë në lagjen “Mirëdita” në Malishevë. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë dalë njësitë policore, zjarrfikësit dhe ekipet emergjente.

Zëdhënësi i Policisë, Sheremet Elezaj, bëri të ditur se në vendin e ngjarjes janë gjetur tre persona të gjinisë mashkullore – një i rritur dhe dy fëmijë – të cilët janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Malishevë, ku është konstatuar se nuk kishin shenja jete.

Zjarri është lokalizuar nga zjarrfikësit dhe nuk raportohet për viktima apo dëme të tjera materiale.

Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit, ndërsa autoritetet kompetente kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe shkaqet e kësaj tragjedie.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy