Kurti pret në takim kryediplomatin e Belgjikës, Maxime Prévot

by Nexhat

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Belgjikës, Maxime Prévot.

Pas takimit me Kurtin, gjatë pasdites, diplomati belg pritet të zhvillojë takime edhe me udhëheqës të tjerë institucionalë në Kosovë.

banner

Në orën 15:15, zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, pret në takim homologun e tij nga Belgjika, Maxime Prévot, ndërsa pas takimit është paralajmëruar konferencë për media.

Më pas, në orën 16:00, ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, do të presë në takim zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Çështjeve Evropiane dhe Bashkëpunimit për Zhvillim të Belgjikës, Maxime Prévot.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy