Ngjarja tragjike me tre viktima në Malishevë, Kastrati ngushëllon familjen Berisha: Presim sa më shpejt të zbardhen shkaqet

by Nexhat

Ekrem Kastrati, kryetari i Malishevës, ka reaguar lidhur me tragjedinë që ndodhi në këtë qytet ditën e sotme, ku si pasojë e një zjarri kanë mbetur të vdekur tre persona, babai me dy fëmijët e tij.

Kastrati ka thënë se kjo është humbje e madhe dhe një dhimbje e papërshkrueshme për familjen, miqtë dhe gjithë komunitetin tonë, duke i shprehur ngushëllime, solidaritetin dhe mbështetjen familjes.

banner

‘’ Institucionet përkatëse janë duke u marrë me rastin dhe presim që shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë të zbardhen sa më shpejt’’, ka shkruar ai mes tjerash.

Postimi:

Me pikëllim të thellë mora lajmin për tragjedinë e rëndë që ndodhi në lagjen Mirdita në Malishevë, ku humbën jetën Ilir Berisha dhe dy fëmijët e tij, vajza Naile dhe djali Kujtimi.

Kjo është një humbje e madhe dhe një dhimbje e papërshkrueshme për familjen, miqtë dhe gjithë komunitetin tonë. Në emër të Komunës dhe në emrin tim personal, shpreh solidaritetin dhe mbështetjen tonë në këto momente të vështira.

Institucionet përkatëse janë duke u marrë me rastin dhe presim që shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë të zbardhen sa më shpejt.

Ngushëllime familjes Berisha dhe të afërmve, si dhe të gjithë qytetarëve që me dhimbje të madhe e kanë përjetuar këtë fatkeqësi të rëndë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy