Kane bën histori në Champions, barazon Gerrardin dhe vendos rekord unik ndaj Real Madridit

by Nexhat

Sulmuesi i Bayern Munich, Harry Kane, po kalon një formë të jashtëzakonshme në Ligën e Kampionëve, duke hyrë në histori si një nga anglezët më të suksesshëm në këtë garë.

Kane ka shënuar në pesë ndeshje radhazi në Champions League, duke arritur shifrën e shtatë golave dhe duke barazuar rekordin e legjendës Steven Gerrard nga sezoni 2007/08.

banner

Ai bëhet kështu vetëm lojtari i dytë anglez që realizon një seri të tillë mbresëlënëse.

Por nuk mbaron këtu, Kane ka vendosur edhe një rekord unik, duke u bërë lojtari i parë në histori që kontribuon me gol ose asist në pesë ndeshje radhazi në Champions League kundër Real Madridit.

Në këtë seri, ai ka regjistruar 3 gola dhe 2 asistime ndaj gjigantit spanjoll.

Me këto paraqitje, sulmuesi anglez po konfirmon statusin e tij si një nga lojtarët më vendimtarë në Evropë dhe një lider i padiskutueshëm i Bayern Munich në skenën më të madhe të futbollit

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy