Ylli argjentinas Lionel Messi ka bërë një hap të ri në karrierën e tij, duke u bërë pronar i klubit katalanas UE Cornella, që aktualisht garon në ligën e pestë spanjolle.
Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi të enjten, duke theksuar se kjo lëvizje forcon lidhjet e forta të Messit me rajonin e Katalonjës, ku ai kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij.
“Ardhja e Leo Messit shënon fillimin e një kapitulli të ri në historinë e klubit, me synim zhvillimin sportiv dhe institucional”, thuhet në njoftimin e Cornella.
Messi, i cili aktualisht luan për Inter Miami në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pritet të vazhdojë karrierën si lojtar, ndërsa paralelisht do të angazhohet në drejtimin e klubit të ri.
Cornella ka nxjerrë disa futbollistë të njohur ndër vite, përfshirë portierin e Arsenal, David Raya, si dhe ish-bashkëlojtarin e Messit te Barcelona, Jordi Alba.
Megjithatë, klubi ka kaluar një periudhë të vështirë, duke rënë dy herë radhazi në kategori gjatë dy sezoneve të fundit

