Gruda: Aktgjykimi i Kushtetueses i ka marrë parasysh konsideratat politike duke tentuar balancën

by Nexhat

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, në emisionin “Tempus” në T7, ka kritikuar aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me afatin shtesë prej 34 ditësh, duke vlerësuar se ky vendim është ndikuar nga konsiderata politike dhe ka tentuar të krijojë një balancë në rrethana konkrete.

Ai theksoi se dhënia e këtij afati për Lëvizjen Vetëvendosje është bërë në mënyrë të gabuar.

banner

“Gjykata Kushtetuese për mua i ka dhënë në mënyrë të gabuar afat shtesë LVV prej 34 ditësh”, theksoi Gruda, raporton Betimi për Drejtësi,

Sipas tij, kur Gjykata bazohet në situata politike në vendimmarrje, ekziston rreziku që aktorët politikë ta shfrytëzojnë këtë hapësirë dhe të krijojnë bllokada institucionale.

Në këtë drejtim, ai vlerësoi se vetë aktgjykimi është problematik në përmbajtje, pasi merr parasysh konsiderata politike në vend të një interpretimi strikt kushtetues.

“Aktgjykimi i ka marrë parasysh konsideratat politike duke tentuar me kriju balancë”, u shpreh Gruda.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy