Edhe 10 ditë afat për Presidetin, Haxhiu: S’ka kërkesa që unë t’i thërras partitë, po e bën Kryeministri – uroj të ketë konsensus

by Nexhat

Ushtruesja e detyrës së presidentes, njëherit kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, sot kur përkujtuar jetën dhe veprën e veteranit Sali Çekaj, është deklaruar edhe për media duke theksuar se “qytetarët nuk i duan zgjedhjet në këtë moment”. Prandaj, u shpreh që vendi nuk duhet të shkojë në zgjedhjeduke uruar konsensus mes partive politike.

E pyetur nga gazetarët nëse do t’i ftojë në takim partitë politike, për zgjedhjen e presidentit, Haxhiu tha:

banner

“Unë nuk jam përgjegjësë për t’i ftuar partitë politike në takim. Takimet po thirren nga kryeministri Kurti, si kryetar partie e kryeministër dhe si dikush që i ka 66 deputetë në Kuvendin e Kosovës me koalicionin”, tha Haxhiu para gazetarëve,

“Nëse partitë presin ftesën nga unë, do t’i ftoj, por nuk kam parë kërkesa”, shtoi ajo.

Sipas saj, “Ajo çka duhet është t’i përgjigjen pozitivisht ftesave të kryeministrit Kurti se ato mund të shërbejnë sa i përket zgjedhjes së presidentit. Mendoj që është shumë e rëndësishme që vendi të mos shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme, kemi shumë punë para vetës, jo vetëm brenda por edhe për zhvillimet jashtë vendit tonë, prandaj duhet të jemi të vëmendshëm”, tha ajo

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy