Konjufca në Forumin e Antalyas, theksohet rëndësia e bashkëpunimit rajonal

by Nexhat

Zëvendëskryeministri i Parë i Republikës së Kosovës dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, dje mori pjesë në Antalya Diplomacy Forum në Turqi.

Në kuadër të punimeve të këtij forumi të organizuar nga ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Turqisë, Hakan Fidan, zëvendëskryeministri dhe ministri Konjufca përfaqësoi Republikën e Kosovës në takimin e ministrave të jashtëm të shteteve të Ballkanit Perëndimor (WB6).

banner

“Zëvendëskryeministri dhe ministri Konjufca tha se në takim u ritheksua përkushtimi i Turqisë për të qëndruar afër rajonit tonë dhe për të vazhduar mbështetjen ndaj Ballkanit Perëndimor, në një kohë kur bashkëpunimi dhe bashkërendimi rajonal janë më të rëndësishëm se kurrë”, thuhet në njoftim.

Ai, po ashtu, tha se është diskutuar për zhvillimet e fundit dhe ndryshimet gjeopolitike, si dhe për ndikimin e tyre në rajon dhe më gjerë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy